SHTOJCA PËR REZIDENTËT NË MEKSIKË NË KËTË DEKLARATË GLOBALE TË WESTERN UNION PËR PRIVATËSINË

Ne kujdesemi për privatësinë e klientëve tanë në Meksikë dhe jemi të përkushtuar që ta mbledhim, përdorim, ruajmë, mbrojmë, zbulojmë dhe ndajmë informacionin tuaj personal në përputhje me ligjin federal të Meksikës për mbrojtjen e të dhënave personale që ruhen nga palët private (Ley Federal de Protección de Datos Personales en Posesión de Particulares). Kjo shtojcë për rezidentët në Meksikë në këtë Deklaratë Globale të Western Union për Privatësinë (“shtojca“) vlen për rezidentët në Meksikë dhe, në ndërthurje me Deklaratën Globale për Privatësinë, ka si synim të adresojë kërkesat e ligjit federal të Meksikës për mbrojtjen e të dhënave personale që ruhen nga palët private. Brenda Meksikës, kontrolluesit përkatës të të dhënave për Western Union janë Grupo Dinámico Empresarial S.A. de C.V., Servicios de Apoyo GDE SA de CV, Operaciones Internacionales OV S.A. de C.V. dhe Servicio Integral de Envíos, S.A. de C.V. me adresë të regjistruar në Av. Paseo de la Reforma No. 505, piso 17, Colonia Cuauhtémoc, Delegación Cuauhtémoc, C.P. 06500, Ciudad de México.

 

SI I PËRPUNON WESTERN UNION INFORMACIONET PERSONALE

Ne e përpunojmë informacionin tuaj personal për qëllimet parësore të mëposhtme:

  • Për t’ju ofruar shërbimet tona: të tilla si kryerja e transfertave të parave, shërbimet e pagesave, kartat e parapaguara dhe programet e besnikërisë; dërgimi i komunikimeve të rëndësishme administrative dhe i atyre të lidhura me shërbimet dhe transaksionet; dhe zbatimi i kontratave ekzistuese që kemi me ju ose lidhja me ju për produkte dhe shërbime shtesë të Western Union.
  • Për qëllime biznesi legjitime: të tilla si analizimi dhe përmirësimi i përvojës lidhur me produktet, vendndodhjet, shërbimet dhe operacionet tona; funksionimi i faqeve të internetit dhe i aplikacioneve tona; matja e kthimit të investimit për marketingun dhe matja e kënaqësisë me markën (duke përfshirë kryerjen e anketave kërkimore të tregut); ofrimi i shërbimeve për klientin; dhe ndihma për të mbrojtur sigurinë dhe integritetin e teknologjisë, sistemeve dhe të shërbimeve tona.
  • Për qëllime ligjore dhe pajtueshmërie: të tilla si pajtimi me detyrimet ligjore dhe rregullatore në lidhje me masat kundër pastrimit të parave dhe kundër financimit të terrorizmit; zbulimin, parandalimin dhe ndjekjen penale të mashtrimit dhe të vjedhjes, si dhe parandalimin e një përdorimi të paligjshëm apo të ndaluar të shërbimeve tona ose të aktiviteteve të tjera të jashtëligjshme ose të gabuara. Kjo mund të përfshijë edhe ngritjen, ushtrimin ose mbrojtjen e të drejtave ligjore dhe pretendimeve të Western Union dhe të të tjerëve, monitorimin dhe raportimin e çështjeve të pajtueshmërisë, si dhe përdorimin e të dhënave tuaja personale për të verifikuar dhe konfirmuar identitetin tuaj, si dhe përdorimin e palëve të treta që të na ndihmojnë për ta bërë këtë. Në raste të caktuara, si p.sh. për kryerjen e shërbimeve të transfertave të parave, ne mund të mos arrijmë t’ju ofrojmë shërbimet tona nëse nuk na jepni të dhënat personale të nevojshme.

Ne e përpunojmë gjithashtu informacionin tuaj personal për qëllimet dytësore jo themelore të mëposhtme:

  • Për qëllime marketingu: të tilla si njoftimi për ofertat, promocionet dhe përditësimet në lidhje me produktet dhe shërbimet tona, gjithmonë duke iu nënshtruar pëlqimit tuaj. Këto mund të përfshijnë oferta me email, telefon, postë fizike, SMS, median sociale dhe kanale të tjera komunikimi ose dixhitale. Ju mund të tërhiqeni në çdo kohë nga marrja e këtyre komunikimeve të marketingut. Nëse nuk doni më që të merrni nga ne komunikime të vazhdueshme lidhur me marketingun, ju mund të tërhiqeni nga kjo duke ndjekur udhëzimet në komunikimin përkatës elektronik ose duke na kontaktuar në mënyrën që përshkruhet në seksionin NA KONTAKTONI Ju lutemi vini re se nëse tërhiqeni nga marrja e komunikimeve të marketingut nga ne, ne sërish mund t’ju dërgojmë komunikime të rëndësishme rreth shërbimit, komunikime administrative ose të lidhura me transaksionet.
  • Për t’ju asistuar në ofrimin e shërbimeve për të marrë një përvojë të personalizuar dhe për t’ju ndihmuar që të kryeni transaksionet dhe të hyni në informacionet e llogarisë;
  • Për t’ju identifikuar dhe për t’ju lejuar të qëndroni i lidhur gjatë përdorimit të faqeve të internetit dhe/ose aplikacioneve tona, pa qenë nevoja të rifusni fjalëkalimin tuaj;
  • Për të kryer shërbime analitike se sa i kuptojmë klientët tanë dhe për të përmirësuar përvojën e tyre;
  • Për të përcaktuar nëse keni mbërritur te Western Union nga një reklamë me baner ose një Partner;
  • Për të ofruar informacione specifike për interesat tuaja rreth faqeve të internetit dhe aplikacioneve jashtë Western Union;
  • Për të kuptuar më mirë efektivitetin e fushatave tona promocionale dhe nëse keni vepruar pas mesazheve tona promocionale;
  • Për të promovuar sigurinë, për zvogëluar rrezikun financiar dhe për të luftuar mashtrimet.

Western Union nuk mbledh ose nuk përdor kurrë informacionin tuaj personal sensitiv kur ju ofrojmë shërbimet tona.

 

TË DHËNAT BIOMETRIKE

Përveç të dhënave personale të përmendura më lart, ne gjithashtu ju informojmë se në momentin që vendosni të përdorni Shërbimin e Transfertave të Parave të Western Union nëpërmjet aplikacionit tonë për celular, menaxheri do të mbledhë dhe përpunojë gjithashtu të dhënat tuaja biometrike që u referohen karakteristikave tuaja fizike dhe fiziologjike, të tilla si fytyra juaj për njohjen e fytyrës dhe shenjat e gishtave. Këto të dhëna biometrike, së bashku me fotografinë e identifikimit të tyre zyrtar, i dërgohen nga menaxheri autoriteteve në Meksikë për verifikimin përkatës të vlefshmërisë së tyre.

Me konfirmimin e informacionit tuaj biometrik dhe dokumentin zyrtar të paraqitur të identifikimit, pala përgjegjëse vepron në përputhje me detyrimin për të njohur dhe verifikuar identitetin tuaj si dërgues i një transferte parash në Meksikë, në përputhje me rregulloren e zbatueshme si transmetues i parave.

 

USHTRIMI I TË DREJTAVE TUAJA ARCO

Si subjekt i informacionit personal, ju mund të ushtroni në çdo kohë të drejtat tuaja të aksesit, korrigjimit, anulimit dhe/ose të kundërshtimit të përpunimit të informacionit tuaj personal (“të drejtat ARCO“), si dhe të tërhiqni pëlqimin tuaj lidhur me përpunimin e çdo informacioni personal që shkel kushtet e kësaj Deklarate Globale për Privatësinë, nëpërmjet një kërkese me shkrim drejtuar Departamentit tonë për Privatësinë e të Dhënave në adresën e emailit wuprivacy@westernunion.com, për sa kohë që kundërshtimi i kërkuar dhe/ose revokimi nuk dëmton të drejtat e palëve të treta dhe është në përputhje me nenin 34 të ligjit.

Kërkesa juaj duhet të përfshijë të dhënat më poshtë: i) emri i subjektit të informacionit personal, ii) një adresë ku mund të dërgohet përgjigja e kërkesës, iii) dokumentet zyrtare që mund të përcaktojnë identitetin e zotëruesit të të dhënave ose, sipas rastit, dëshmi të përfaqësimit ligjor të zotëruesit të të dhënave personale, dhe iv) në përshkrim të qartë dhe preciz të informacionit personal për të cilin dëshironi të ushtroni të drejtat tuaja ARCO.

Kërkesat për korrigjimin e informacionit personal duhet të përfshijnë modifikimet që dëshironi të bëni dhe provat në mbështetje të kësaj kërkese; kërkesat lidhur me revokimin e pëlqimit tuaj duhen komunikuar në mënyrë të qartë që dëshironi të tërhiqni pëlqimin tuaj për përpunimin e informacionit personal të caktuar dhe, sipas rastit, edhe arsyet për këtë revokim.

Pas marrjes së kërkesës suaj, ne kemi një afat 20 (njëzet) ditë pune për t’ju informuar mbi vendimin përkatës, ku ky vendim hyn në fuqi pas ditës së 15 (pesëmbëdhjetë) të punës, pas datës në të cilën vendimi ju është komunikuar me shkrim ose me email. Afatet e mësipërme mund të zgjaten një herë, kur për zgjatjen e tyre jepet një argumentim i arsyeshëm

 

PËLQIMI PËR PËRPUNIMIN E TË DHËNAVE PERSONALE

Ju, si subjekt i të dhënave personale, deklaroni se keni lexuar dhe pranoni kushtet e parashikuara në këtë Njoftim për Privatësinë që është në dispozicionin tuaj, se jeni vënë në dijeni për qëllimin e mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave tuaja personale dhe të të dhënave personale të krijuara, si dhe për procedurën për ushtrimin e të drejtave tuaja ARCO dhe revokimin e pëlqimit tuaj.

Unë jap pëlqimin dhe autorizimin që të dhënat e mia personale dhe të dhënat biometrike (shenjat e gishtave dhe njohja e fytyrës), të mblidhen dhe të përpunohen nga Servicio Integral de Envíos, S.A. de C.V. dhe Operaciones Internacionales OV, S.A. de C.V., në përputhje me dispozitat në këtë Njoftim për Privatësinë.

Të dhënat tuaja personale do të trajtohen në pajtim me nivelet e mbrojtjes të kërkuara nga ligji.