SHTOJCA PËR REZIDENTËT NË KALIFORNI NË KËTË DEKLARATË GLOBALE TË WESTERN UNION PËR PRIVATËSINË

Ne kujdesemi për privatësinë e klientëve tanë në Kaliforni dhe jemi të përkushtuar që ta mbledhim, përdorim, ruajmë, mbrojmë, zbulojmë dhe ndajmë informacionin tuaj personal në përputhje me Ligjin e Kalifornisë për Privatësinë e Konsumatorëve të vitit 2018 (“CCPA”). Kjo shtojcë për rezidentët në Kaliforni në këtë Deklaratë Globale për Privatësinë (“shtojca“) vlen për rezidentët në Kaliforni dhe, në ndërthurje me Deklaratën Globale për Privatësinë, ka si synim të adresojë kërkesat e CCPA-së.

Kur përdorni shërbimet tona, ne e mbledhim informacionin tuaj personal siç lejohet nga ligjet dhe rregulloret në fuqi (duke përfshirë, por pa u kufizuar vetëm në Ligjin Graham Leach Bliley). Kategoritë e informacionit personal të përshkruara në vijim i nënshtrohen CCPA-së. Për më shumë informacion rreth informacionit personal që mund të jetë mbledhur për ju, ndiqni këtë lidhje në Deklaratën Globale për Privatësinë.

 

MBLEDHJA E INFORMACIONIT PERSONAL

Në 12 muajt përpara hyrjes në fuqi të Deklaratës Globale për Privatësinë, Western Union mund të ketë mbledhur kategoritë e mëposhtme të informacionit personal nga kategoritë e treguara të burimeve; ky informacion mund të jetë ndarë me kategoritë e treguara të palëve të treta për qëllimet e specifikuara të biznesit. Kategoritë e burimeve, kategoritë e palëve të treta, qëllimet tregtare dhe qëllimet e biznesit shtjellohen më tej në Deklaratën Globale për Privatësinë dhe më poshtë.

Kategoritë e informacionit personalKategoritë e burimeveQëllimet tregtare dhe të biznesitKategoritë e palëve të treta
Identifikuesit: të dhënat e kontaktit të ofruara, si për shembull emri juaj, adresa postare, adresa e emailit dhe numri i telefonit; datëlindja e ofruar; informacioni i profilit social dhe i rrjetit; adresa IP; identifikuesi i pajisjes; identifikuesi i reklamës në celular; skedarët e personalizimit; sinjalizuesit dhe etiketat në piksel.·   Ju

·   Faqja jonë e internetit

·   Filialet, degët ose shitësit

·   Aplikacionet celulare

·   Auditimi

·   Qëllimet e sigurisë

·   Ofrimi i shërbimeve

·   Qëllimet e cilësisë

·   Verifikimi

·   Shërbimet analitike

·   Analiza e trafikut të internetit

·   Reklamat

·   Analiza e promocioneve

·   Siguria

·   Entet qeveritare

·   Organizatat e shërbimeve profesionale

·   Rrjetet sociale dhe të reklamave

·   Ofruesit e analizës së të dhënave

·   Filialet dhe degët tona

Informacioni i aktivitetit në internet dhe i aktivitetit tjetër elektronik në rrjet: përfshihet hosti nga i cili ju hyni në internet, informacioni rreth pajisjes suaj (si p.sh. karakteristikat e pajisjes, parametrat, aplikacionet, hapësira ruajtëse dhe informacionet e përdorimit), aplikacioni celular, shfletuesi dhe softueri i sistemit operativ, data dhe ora e aksesit tuaj në faqet tona të internetit dhe adresa e faqes nga e cila jeni lidhur me faqen tonë, kur na vizitoni.·   Përdorimi juaj i faqes sonë të internetit

·   Filialet, degët ose shitësit

·   Përdorimi juaj i aplikacioneve celulare

·   Rrjetet e medias sociale ose burimet publike

·   Rrjetet e reklamave

·   Auditimi

·   Qëllimet e sigurisë

·   Korrigjimi i gabimeve

·   Përdorimi afatshkurtër

·   Ofrimi i shërbimeve

·   Kërkimi dhe Zhvillimi i brendshëm

·   Qëllimet e cilësisë

·   Verifikimi

·   Shërbimet analitike

·   Analiza e trafikut të internetit

·   Reklamat

·   Analiza e promocioneve

·   Siguria

·   Entet qeveritare

·   Organizatat e shërbimeve profesionale

·   Rrjetet sociale dhe të reklamave

·   Ofruesit e shërbimit të internetit

·   Ofruesit e analizës së të dhënave

·   Sistemet operative dhe platformat

·   Filialet dhe degët tona

Të dhënat e vendndodhjes gjeografike: mund të mblidhen nga pajisjet tuaja vetëm nëse është e aktivizuar·   Përdorimi juaj i aplikacioneve celulare·   Auditimi

·   Qëllimet e sigurisë

·   Përdorimi afatshkurtër

·   Kërkimi dhe Zhvillimi i brendshëm

·   Qëllimet e cilësisë

·   Siguria

·   Rrjetet sociale dhe të reklamave

·   Ofruesit e analizës së të dhënave

·   Sistemet operative dhe platformat

Kategoritë e burimeve: Në 12 muajt përpara hyrjes në fuqi të Deklaratës Globale për Privatësinë, Western Union mund të ketë mbledhur informacion personal për ju nga kategoritë e mëposhtme të burimeve:

  • Ju: ne mund ta mbledhim informacionin direkt nga ju, për shembull, nga formularët e transaksioneve dhe ndërveprimi juaj me agjentët ose partnerët e Western Union apo përmes ofrimit të konsultimit ose të mbështetjes për klientin, duke përfshirë përdorimin e emailit, postës normale, qendrat e telefonatave ose bisedat direkt;
  • Përdorimi juaj i faqes sonë të internetit: ne mund të mbledhim informacion nga ju ose nga pajisja juaj si rezultat i përdorimit të faqes sonë të internetit, përfshirë edhe formularët në internet, regjistrimet për programet e besnikërisë dhe shpërblimeve apo konkurset dhe shërbimet e tjera online që ne ofrojmë (disa nga të cilat mund të menaxhohen nga palë të treta për llogari të Western Union) ose përmes mënyrave të automatizuara të tilla si protokollet e komunikimit, komunikimet me email dhe skedarët e personalizimit apo teknologji të ngjashme, siç përshkruhet në seksionin e Deklaratës Globale për Privatësinë me titull “TEKNOLOGJITË E INTERNETIT”;
  • Filialet, degët ose shitësit: ne mund të mbledhim informacion për ju nga filialet, degët ose shitësit që ofrojnë shërbime në llogarinë tonë;
  • Përdorimi juaj i aplikacioneve celulare: ne mund të mbledhim informacion nga ju ose nga pajisja juaj si rezultat i përdorimit të aplikacioneve celulare (disa nga të cilat mund të menaxhohen nga palë të treta për llogari të Western Union);
  • Rrjetet e medias sociale ose burimet publike: ne mund të mbledhim informacion për ju nga media sociale ose burimet e tjera publike të të dhënave; dhe
  • Rrjetet e reklamave: ne mund të mbledhim informacion për ju nga rrjetet e reklamave, në mënyrë që t’ju shërbejmë reklama që ne besojmë se janë me interes për ju.

Qëllimet e biznesit: në 12 muajt përpara hyrjes në fuqi të Deklaratës Globale për Privatësinë, Western Union mund të ketë ndarë informacionin tuaj personal për qëllimet e biznesit më poshtë:

  • Auditimi: lidhur me ndërveprimet tona me ju dhe çdo transaksion të njëkohshëm, duke përfshirë, por pa u kufizuar te numërimi dhe përshtypjet, verifikimi i pozicionimit dhe cilësia e përshtypjeve të reklamave, si dhe auditimi i pajtueshmërisë me legjislacionin përkatës në fuqi;
  • Qëllimet e sigurisë: zbulimi i incidenteve të sigurisë, mbrojtja kundër aktivitetit keqdashës, keqorientues, mashtrues ose të paligjshëm, si dhe ndjekja penale e personave përgjegjës për këtë aktivitet;
  • Korrigjimi i gabimeve: korrigjimi i gabimeve për të identifikuar dhe riparuar gabimet që dëmtojnë funksionalitetin e parashikuar të sistemeve tona;
  • Përdorimi afatshkurtër: përdorimi afatshkurtër kalimtar, duke përfshirë, por pa u kufizuar në personalizimin sipas kontekstit të reklamave të shfaqura si pjesë e ndërveprimeve tuaja me ne;
  • Ofrimi i shërbimeve: në shtesë të qëllimeve të përshkruara në Deklaratën Globale për Privatësinë, mbajtja ose shërbimi i llogarive, ofrimi i shërbimeve për klientin, përpunimi ose përmbushja e urdhrave dhe transaksioneve, verifikimi i informacionit tuaj, përpunimi i pagesave, ofrimi i financimit, ofrimi i shërbimeve të reklamave ose marketingut, ofrimi i shërbimeve analitike ose ofrimi i shërbimeve të ngjashme;
  • Kërkimi dhe Zhvillimi i brendshëm: sipërmarrja e kërkimeve të brendshme për zhvillimin teknik dhe demonstrimin; dhe
  • Qëllimet e cilësisë: sipërmarrja e aktiviteteve për të verifikuar ose ruajtur cilësinë ose sigurinë e shërbimeve, si dhe për të përmirësuar ose rritur shërbimet.

Kategoritë e palëve të treta: në 12 muajt përpara hyrjes në fuqi të Deklaratës Globale për Privatësinë, Western Union mund të ketë ndarë informacionin tuaj personal me kategoritë e mëposhtme të palëve të treta:

  • Entet qeveritare: entet qeveritare, duke përfshirë edhe agjencitë ligjzbatuese;
  • Organizatat e shërbimeve profesionale: organizatat e shërbimeve profesionale, të tilla si firmat ligjore dhe audituesit e pavarur;
  • Rrjetet sociale dhe të reklamave: rrjetet sociale dhe të reklamave (të cilat mund ta kombinojnë informacionin tuaj personal me të dhënat e tyre, si dhe të dhënat nga burime të tjera për qëllimet e vetë atyre të marketingut);
  • Ofruesit e shërbimit të internetit;
  • Ofruesit e analizës së të dhënave;
  • Sistemet operative dhe platformat; dhe
  • Filialet dhe degët tona.

 

SHITJA E INFORMACIONEVE PERSONALE

Western Union nuk e shet informacionin tuaj personal tek asnjë palë e tretë në shkëmbim të parave.  Western Union merr pjesë në programet e reklamave, marketingut dhe programet analitike nga të cilat ne dhe palët e treta me të cilat ne lidhim kontratë mund të nxjerrin vlerë; këto shkëmbime mund të konsiderohen si “shitje” sipas ligjit në fuqi. Gjatë pjesëmarrjes në programet e mësipërme, në 12 muajt përpara hyrjes në fuqi të Deklaratës Globale për Privatësinë, Western Union mund të ketë “shitur” informacionin tuaj personal te një palë e tretë, duke përfshirë:

  • Identifikuesit: të dhënat e kontaktit, për shembull, emri juaj, adresa e emailit dhe numri i telefonit; dhe
  • Informacioni i aktivitetit në internet dhe i aktivitetit tjetër elektronik në rrjet: përfshihet hosti nga i cili ju hyni në internet, adresa juaj IP ose ID e reklamimit të pajisjes, informacioni rreth pajisjes suaj (si p.sh. karakteristikat e pajisjes, parametrat, aplikacionet, hapësira ruajtëse dhe informacionet e përdorimit), aplikacioni celular, shfletuesi dhe softueri i sistemit operativ, data dhe ora e aksesit tuaj në faqet tona të internetit dhe adresa e faqes nga e cila jeni lidhur me faqen tonë, kur na vizitoni.

 

TË DREJTAT E REZIDENTËVE NË KALIFORNI

Rezidentët në Kaliforni kanë të drejtë të kërkojnë që informacioni i tyre personal të mos u shitet palëve të treta. Për të ushtruar të drejtën tuaj për t’u tërhequr nga shitja e informacionit tuaj personal, ndiqni këtë lidhje https://wuprod.service-now.com/wu_privacy ose dërgoni një kërkesë për informacionin personal, siç përshkruhet më lart në seksionin me titull “AKSESIMI, FSHIRJA DHE KORRIGJIMI I INFORMACIONEVE TUAJA PERSONALE DHE NDRYSHIMI I ZGJEDHJEVE TUAJA” të Deklaratës Globale për Privatësinë.

 

Gjithashtu, nëse jeni rezident i Kalifornisë, ju mund të keni të drejtë të kërkoni, dy herë brenda një periudhe 12-mujore, kategoritë e informacionit personal që ne kemi mbledhur për ju gjatë 12 muajve të fundit dhe, për secilën kategori të informacionit personal, të kërkoni informacionin e mëposhtëm:

  • kategoritë e burimeve nga të cilat ne e kemi mbledhur atë informacion;
  • qëllimin(et) tona tregtare ose të biznesit për mbledhjen e atij informacioni;
  • kategoritë e palëve të treta të cilëve u është shitur apo bërë i njohur ai informacion për një qëllim biznesi; dhe
  • qëllimin(et) tregtare ose të biznesit për të cilat ne e kemi shitur ose publikuar atë informacion.

Ju gjithashtu mund të keni të drejtë të kërkoni fshirjen e informacionit personal që ne kemi mbledhur për ju. Pasi të keni konfirmuar që jeni rezident në Kaliforni, ju mund të dërgoni dy herë brenda një periudhe 12-mujore një kërkesë për informacionin personal në përputhje me seksionin me titull “AKSESIMI, FSHIRJA DHE KORRIGJIMI I INFORMACIONEVE TUAJA PERSONALE DHE NDRYSHIMI I ZGJEDHJEVE TUAJA” të Deklaratës Globale për Privatësinë.  Pas marrjes së kërkesës, Western Union konfirmon marrjen e kërkesës brenda 10 ditëve dhe ai do të japë informacionin sesi do ta verifikojë identitetin tuaj dhe do të përpunojë kërkesën tuaj. Pas kësaj ne do t’i përgjigjemi kërkesës brenda 45 ditëve.

Western Union nuk mund t’i lidhë konsumatorët individualë me vizitat pasive në faqen e internetit, gjë e cila mund të ndikojë në aftësinë tonë për t’iu disa kërkesave. Western Union ka zbatuar mundësinë që përdoruesi të menaxhojë skedarët e personalizimit në faqet tona të internetit dhe ne i lexojmë ose i shkruajmë skedarët e personalizimit vetëm sipas nivelit tuaj të preferencave. Kur vizitoni faqen e internetit, do t’ju paraqitet një banderolë që ju udhëzon sesi të menaxhoni preferencat tuaja.

Ju mund të caktoni gjithashtu një agjent të autorizuar që të bëjë kërkesën për informacionin personal në emrin tuaj. Nëse zgjidhni të caktoni një agjent, mund t’ju kërkohet që ta pajisni agjentin me autorizimin me shkrim që të bëjë kërkesën për ju dhe të verifikoni identitetin tuaj direkt me ne. Ne mund ta refuzojmë një kërkesë nga një agjent që nuk paraqet dëshmi që ai është autorizuar nga ju, për të vepruar në emrin tuaj.

Ju keni të drejtën të mos diskriminoheni për shkak se ushtroni ndonjë të drejtë që përshkruhet në Deklaratën Globale për Privatësinë ose në këtë shtojcë.

Nëse keni kryer më parë transaksione me Western Union, ju keni të drejta të veçanta nga ato të përshkruara më lart, të cilat shpjegohen këtu.

 

KONTAKTI

Kontakti për më shumë informacion: për pyetje ose shqetësime lidhur me Deklaratën Globale për Privatësinë dhe për praktikat tona për privatësinë, ju lutemi të na kontaktoni në mënyrën e specifikuar në seksionin “Na kontaktoni” të Deklaratës Globale për Privatësinë.