SHTOJCA PËR REZIDENTËT NË BRAZIL NË KËTË DEKLARATË GLOBALE TË WESTERN UNION PËR PRIVATËSINË

Ne vlerësojmë dhe respektojmë privatësinë e subjekteve të të dhënave personale që ndodhen në Brazil dhe jemi të përkushtuar për përpunimin e të dhënave të tyre personale në përputhje me ligjin e përgjithshëm për mbrojtjen e të dhënave (“LGPD”) dhe ligjet e rregulloret e tjera në fuqi në Brazil. Kjo shtojcë për rezidentët në Deklaratën Globale të Western Union për Privatësinë për subjektet që ndodhen në Brazil (“shtojca”) vlen për subjektet që janë rezidentë në Brazil dhe subjektet e tjera që mund të ndodhen aty në kohën e mbledhjes së të dhënave personale (referuar së bashku si “subjektet braziliane”), dhe që së bashku me Deklaratën Globale për Privatësinë ka si synim ofrimin e transparencës për informacionin kryesor në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale. Në rast konflikti midis informacionit në këtë shtojcë dhe asaj çfarë përshkruhet në Deklaratën Globale për Privatësinë, ka përparësi informacioni në këtë shtojcë.

Në Brazil, subjektet e Western Union përgjegjëse për përpunimin (kontrolluesit e të dhënave personale) janë: Western Union Corretora de Câmbio SA, një shoqëri e mbyllur me seli në adresën Rua Iguatemi, 151, 9th floor, set 91, São Paulo / SP, CEP 01451-011, regjistruar pranë CNPJ / ME me nr. 13.728.156 / 0001-35; dhe Banco Western Union do Brasil SA, një shoqëri e mbyllur me seli në adresën Rua Iguatemi, nº 151, 7th floor, set 72, São Paulo / SP, CEP 01451-011, regjistruar pranë CNPJ / ME me nr. 13.720.915 / 0001-13.

 

TË DHËNAT PERSONALE QË MBLEDH WESTERN UNION

Për subjektet braziliane mblidhen të njëjtat të dhëna të përshkruara më lart, me përjashtim të sa më poshtë:

  • Në Brazil, nuk mblidhet asnjë informacion në lidhje me pjesëmarrjen në programet e besnikërisë.

 

SI I MBLEDH WESTERN UNION TË DHËNAT PERSONALE

Përveç mënyrave të përshkruara më lart, Western Union mund të mbledhë të dhënat tuaja personale edhe në pikat e mëposhtme:

  • Listat e dërguara nga organet dhe autoritetet publike, si për shembull COAF;

Njoftimet gjyqësore ose jashtëgjyqësore të marra në mënyrë elektronike ose me postë.

 

SI I MBLEDH WESTERN UNION TË DHËNAT PERSONALE

Në shtesë të masave mbrojtëse të arsyeshme organizative, teknike dhe administrative që janë në përputhje me rregulloret dhe ligjet shtetërore në fuqi për të mbrojtur të dhënat tuaja personale, ne marrim gjithashtu masa institucionale me të njëjtin qëllim, kështu që ne kemi një program për menaxhimin e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë që zbatohen për aktivitetet tona, i cili rishikohet dhe përditësohet në vazhdimësi.

Aksesi në informacionin e mbledhur është i kufizuar vetëm për punonjësit dhe personat e autorizuar dhe vetëm atëherë kur është patjetër e domosdoshme. Ata që e keqpërdorin këtë informacion, në shkelje të rregulloreve të brendshme të miratuara, u nënshtrohen sanksioneve të duhura administrative, disiplinore dhe ligjore.

 

SI I PËRDOR WESTERN UNION TË DHËNAT PERSONALE TË MBLEDHURA

Western Union i përdor informacionet personale që mbledh që:

  • Të na ndihmojnë t’ju ofrojmë shërbimet dhe që t’ju ndihmojmë të merrni një përvojë të personalizuar, duke përfshirë përdorimin e informacionit personal të nevojshëm për të kryer transfertat e parave, shërbimet e pagesave ose kartat me parapagim;
  • T’ju identifikojmë juve dhe që t’ju lejojmë të qëndroni të lidhur në seksionin tuaj gjatë vizitës, pa qenë nevoja të rifusni fjalëkalimin tuaj;
  • Të kryejmë analiza sesi të kuptojmë klientët tanë, duke përmirësuar përvojën e tyre, përfshirë edhe përdorimin e informacionit personal për të analizuar dhe përmirësuar produktet tona, vendndodhjet, shërbimet, operacionet, funksionimin e kësaj faqeje interneti dhe përvojën e klientëve të saj, në shtesë të ndonjë kërkimi të tregut;
  • Të përcaktojmë nëse keni ardhur te Western Union nga një banderolë apo nga faqja e internetit e ndonjë filiali;
  • Të ofrojmë informacione specifike për interesat tuaja rreth faqeve të internetit dhe aplikacioneve jashtë Western Union;
  • Të kuptojmë më mirë efikasitetin e fushatave tona promocionale dhe nëse ndërmarrë ndonjë veprim bazuar në mesazhet tona promocionale, si dhe për të matur kthimin e investimit në marketing dhe nivelin e kënaqësisë për markën;
  • Të promovojmë sigurinë, të zvogëlojmë rrezikun financiar dhe që të luftojmë mashtrimin në shërbimet tona;
  • Të përmbushim detyrimet ligjore të cilave u nënshtrohet Western Union, në shtesë të përmbushjes së kërkesave në rregulloret nga organet rregullatore të tilla si BACEN dhe CVM, në veçanti kur bëhet fjalë për luftën kundër pastrimit të parave dhe kundër financimit të terrorizmit; zbulimin, parandalimin dhe ndjekjen penale të mashtrimit dhe vjedhjes, si dhe parandalimin e përdorimit të paligjshëm apo të ndaluar të shërbimeve tona ose të aktiviteteve të tjera të jashtëligjshme ose të paligjshme; dhe
  • T’u përgjigjemi njoftimeve gjyqësore dhe jashtëgjyqësore, si dhe që të ushtrojmë mbrojtjen tonë në proceset gjyqësore, administrative ose të arbitrazhit.

Kur Western Union kryen përpunime të të dhënave personale bazuar në një interes legjitim, kjo bëhet gjithmonë brenda kufijve të pritshmërive tuaja dhe asnjëherë në dëm të interesave, të drejtave dhe lirive tuaja themelore.

Është e rëndësishme të mbani parasysh se me gjithë informimin në Deklaratën Globale për Privatësinë më lart, Western Union nuk mbledh pëlqimin për përpunimin e të dhënave personale sipas objektit të kësaj shtojce, duke përdorur baza të tjera ligjore të parashikuara në legjislacionin në fuqi, përveç asaj që përshkruhet në pikën “INFORMACIONI RRETH TË DHËNAVE PERSONALE TË FËMIJËVE”.

Gjithashtu, mbani parasysh se jo patjetër të gjitha qëllimet e përshkruara këtu zbatohen për të gjithë klientët. Kjo varet nga produkti / shërbimi i përdorur konkretisht. Për të mësuar më shumë rreth qëllimeve që zbatohen për ju, lidhni një kontratë me Mbikëqyrësin tonë përmes kanaleve të treguara në seksionin “SI TË NA KONTAKTONI” në këtë deklaratë.

 

INFORMACIONI RRETH TË DHËNAVE PERSONALE TË FËMIJËVE

Western Union nuk mbledh ose nuk ruan me dijeni informacione nga pikat tona, nga faqja e internetit ose nga aplikacionet tona për celularë për personat nën moshën 12 vjeç. Në çdo rast, nëse mblidhet ndonjë informacion i tillë, ai do të sigurohet vetëm me pëlqimin e veçantë dhe të theksuar të dhënë nga një prind ose kujdestari ligjor, sipas kërkesave të ligjit.

 

CILAT JANË TË DREJTAT TUAJA DHE SI T’I USHTRONI ATO

Sipas ligjit brazilian, ju mund të ushtroni të drejtat e mëposhtme në lidhje me të dhënat tuaja personale:

  1. a) Të konfirmoni ekzistencën e përpunimit nga Western Union ose nga ndonjë kompani e grupit;

Për ta ushtruar këtë të drejtë, hyni në portalin tonë të kërkesës dhe pasi të identifikoheni (klient, agjent ose punonjës) klikoni te “Hyr tek të dhënat” (Access to Data), duke na informuar gjithashtu neve te “Përshkrimi i kërkesës” (Request Description) se keni si qëllim që të ushtroni të drejtën tuaj për të konfirmuar ekzistencën e përpunimit.

  1. b) Të kërkoni akses në të dhënat personale të përpunuara nga Western Union ose nga ndonjë kompani e grupit;

Për ta ushtruar këtë të drejtë, hyni në portalin tonë të aplikimit dhe pasi të identifikoheni (klient, agjent ose punonjës) klikoni te “Hyr tek të dhënat” (Access to Data), duke na informuar gjithashtu neve te “Përshkrimi i kërkesës” (Request Description) se keni si qëllim që të ushtroni të drejtën tuaj për akses tek të dhënat.

  1. c) Të korrigjoni, të përditësoni dhe/ose të plotësoni të dhënat tuaja personale;

Për ta ushtruar këtë të drejtë, hyni në portalin tonë të kërkesës dhe pasi të identifikoheni (klient, agjent ose punonjës) klikoni te “Korrigjimi i të dhënave” (Data Correction), duke na informuar gjithashtu neve te “Përshkrimi i kërkesës” (Request Description) se cilat të dhëna dëshironi të korrigjoni.

  1. d) të kërkoni anonimizimin, bllokimin ose eliminimin e të dhënave të tepërta të panevojshme ose të të dhënave të përpunuara në mënyrë të paligjshme;

Për ta ushtruar këtë të drejtë, hyni në portalin tonë të aplikimit dhe pasi të identifikoheni (klient, agjent ose punonjës) klikoni te “Kufizo përpunimin” (Restrict Processing) se te “Fshirja e të dhënave” (Data Delete) dhe na informoni gjithashtu neve te “Përshkrimi i kërkesës” (Request Description), që po i trajtojmë të dhënat në mënyrë të panevojshme, të tepruar ose të paligjshme.

  1. e) Të tërhiqni pëlqimin tuaj, kur të dhënat tuaja personale trajtohen në këto rrethana;

Për ta ushtruar këtë të drejtë, hyni në portalin tonë të kërkesës dhe pasi të identifikoheni (klient, agjent ose punonjës) klikoni te “Çaktivizimi i marketingut” (Marketing Deactivation), sipas rastit, ose te “Kërkesë e përgjithshme për privatësinë” (General Privacy Inquiry) dhe na informoni gjithashtu neve te “Përshkrimi i kërkesës” (Request Description) se cili është aktiviteti pëlqimin e të cilit doni të revokoni.

  1. f) Të kërkoni transferimin e të dhënave personale te një shërbim ose furnizues tjetër produkti, pas një kërkese të shprehur qartë;

Për ta ushtruar këtë të drejtë, hyni në portalin tonë të aplikimit dhe pasi të identifikoheni (klient, agjent ose punonjës) klikoni te “Transferimi i të dhënave”.

  1. g) Të dini se me kë i ndajmë të dhënat tuaja personale; dhe

Për ta ushtruar këtë të drejtë, hyni në portalin tonë të aplikimit dhe pasi të identifikoheni (klient, agjent ose punonjës) klikoni te “Hyr tek të dhënat” (Access to Data), duke na informuar gjithashtu neve te “Përshkrimi i kërkesës” (Request Description) se keni si qëllim që të merrni informacion se me kë i ndan Western Union të dhënat tuaja.

  1. h) Të kërkoni shqyrtimin e vendimmarrjeve automatike.

Për ta ushtruar këtë të drejtë, hyni në portalin tonë të kërkesës dhe pasi të identifikoheni (klient, agjent ose punonjës) klikoni te “Çaktivizim i vendimmarrjes automatike/krijimit të profilit” (Deactivation (automated decision making/profile creation), duke na informuar gjithashtu neve për objektin e vendimmarrjes automatike të kërkesës për shqyrtim.

Përdoruesit e regjistruar mund të hyjnë gjithashtu në faqen e internetit https://www.westernunion.com/br/pt/home.html dhe të modifikojnë cilësimet e profilit të tyre.

Ju keni gjithashtu të drejtën të depozitoni një ankesë pranë Autoritetit Kombëtar për Mbrojtjen e të Dhënave ose pranë një organi tjetër të parashikuar në LGPD (si për shembull ato për mbrojtjen e konsumatorit).

Kur ne marrim një kërkesë, ne mund t’ju kërkojmë informacione shtesë nga ju për të konfirmuar identitetin tuaj. Në rrethana të caktuara, ne mund të refuzojmë të veprojmë ose mund të vendosim kufizime mbi të drejtat tuaja, sipas parashikimit nga ligji në fuqi, dhe ne do t’ju shpjegojmë arsyet e argumentimit të mosveprimit në përputhje me kërkesën tuaj, si për shembull kërkesat që përfshijnë të dhënat personale dhe / ose dokumente nga subjekte të tjera të dhënash.

Për të ushtruar të drejtat tuaja, hyni te https://wuprod.service-now.com/wu_privacy ose kontaktoni Western Union përmes seksionit me titull “SI TË NA KONTAKTONI”. Ne do të përpiqemi t’i përgjigjemi menjëherë kërkesës suaj, nëse nevojitet, ose brenda 15 ditëve. Në varësi të kompleksitetit të kërkesës, ne mund ta zgjatim këtë periudhë, për t’ju shërbyer në mënyrën e duhur.

 

SI TË NA KONTAKTONI

Nëse keni ndonjë pyetje apo ankesë rreth mënyrës se si ne i trajtojmë të dhënat tuaja personale, ne ju kërkojmë që këtë kërkesë ta regjistroni me shkrim. Ne do ta shqyrtojmë kërkesën tuaj dhe zakonisht përgjigjemi me shkrim brenda 15 ditëve nga marrja e kërkesës. Gjithashtu mund të na kontaktoni, duke përfshirë edhe personin tonë përgjegjës për përpunimin e të dhënave personale në:

Western Union’s Data Protection Officer

email: wuprivacy@westernunion.com

Për të na kontaktuar përmes një numri pa pagesë ose një numri telefoni lokal, klikoni këtë lidhje për të biseduar me shërbimin ndaj klientit të WU: https://www.westernunion.com/br/pt/contact-us.html.

Për një aplikacion ose shërbim të veçantë mund të aplikohen deklarata të tjera për privatësinë që janë më specifike. Në raste të tilla, deklarata specifike për privatësinë mbizotëron në rast të një konflikti të informacioneve.